Kuriozitet

Filmohet momenti teksa një meteor shpërthen në Brazil

Në Brazil është filmuar momenti kur një meteor ka shpërthyer në qiellin e hapur. Pamjet janë xhiruar nga vëzhguesi hapësinor Heller dhe Jung gjatë së hënës kur objekti hyri në atmosferën e Tokës.

Ai shpërtheu rreth 462 milje afër kufirit mes Rio Grande do Sul dhe Uruguait, rreth orës 2:30 të mëngjesit.

Carlos Fernando Jung, drejtor i rajonit jugor i Rrjetit brazilian të monitorimit të meteorëve, ka deklaruar se meteori hyri në atmosferë në një lartësi prej 64 milje dhe zgjati 1.05 sekonda para se të hidhej në erë, në 58 milje mbi sipërfaqe.

Shpërthimi i meteorit regjistroi një madhësi prej -7 shkallë shkëlqim.