Londër, 5 shkurt – Miliarderi anglez David Harding, themelues i kompanisë Winton, dhuroi 100 milionë stërlina (rreth 114 milion euro) Universitetit të Kembrixhit, për ta ndihmuar të tërheqë sa më shumë studentë.
“Ky është donacioni më i madh i një universiteti në Mbretërinë e Bashkuar i bërë nga një filantrop britanik”, sipas gazetës Independent, transmeton ATSH.
Shumica e fondeve (rreth 79 milionë stërlina) nga të cilat 25 milionë do t’i akordohen Kolegjit St Catharine do të përdoren për të ofruar bursa për më shumë se 100 programe doktoraturash, nëpërmjet një programi i cili fillon në muajin tetor 2019. Pjesa e mbetur prej 21 milionësh do të përdoret për të financuar bursat e studimit të studentëve gjatë këtij viti universitar.
-
Universiteti i Oxfordit merr një donacion prej 190 milionë dollarësh
-
Fondacioni i Travis Scottit financon bursa për studentët
-
Taylor Swift jep donacion për regjistrimin e studentes në universitet
-
Ed Sheeran ia ka dhuruar 170 mijë funte shkollës së tij të vjetër
-
Themeluesi i Twitter-it thotë se do t'i dhurojë një miliard dollarë për luftën kundër koronavirusit