Në Indi, gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit.
Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.
Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë. E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit. Festivali shënon fillimin e pranverës, dhe është një kohë që i kushtohet faljes, ripërtëritjes së miqësive e triumfit të së mires mbi të keqen, raporton tch.
Lathmar Holi zakonisht festohet disa ditë përpara kremtimeve të mëdha të festivalit kryesor të Holit; ai dhe këtë radhë ishte po aq vibrues e shumëngjyrësh sa herë të tjera. Gjatë pauzave të festimeve, pjesëmarrësit konsumojnë një pije të ftohte të njohur si ‘thandai’, e përpiqen të gëzojnë të gjithë së bashku, si mënyrë për t’u afruar me njëri-tjetrin.
Gratë e Barsanes përgatiten që një muaj përpara ritualit, me shpresën se në fund, ai do të dëshmohet një show dashurie, argëtimi dhe barazie.
-
Indianët kremtojnë festivalin e ngjyrave, simbolizon ardhjen e pranverës
-
“I nxehti ma mori”: Si po nënraportohen viktimat e të nxehtit ekstrem në Indi
-
Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius
-
Mbi 100 të vdekur nga stampedo në një ngjarje fetare në Indi
-
Barinjtë e Himalajeve janë duke i humbur tokat e kullotjes dhe mënyrën e jetesës