Një fermer në Nebraska, SHBA, po përpiqej të lëvizte misrin nga një vend në tjetrin kur aksidentalisht këmba i ngeci në një vrimë. Dhe kjo vrimë rezultoi të ishte një makineri bujqësore.
Kurt Kaserit i ngeci këmba në një tub që në brendësi ishte i përdredhur. 63-vjeçari e dinte se duhet të vepronte shpejt ndërsa këmba e tij po tërhiqej nga makineria.
“Nuk e dija çfarë të bëja dhe për sa kohë do qëndroja i vetëdijshëm. Po hiqja dorë kur m'u kujtua se kisha thikë në xhep”, tha ai për CNN.
Kaseri ndodhej në fermën e tij në Pender rreth tre javë e gjysmë më parë, kur ai mori vendimin për të prerë këmbën.
“Nuk kisha telefon me vete, nuk e dija ku e kisha lënë ndaj fillova ta preja këmbën me thikë”, tha ai.
Pasi preu këmbën u zvarrit duke përdorur bërrylat drejt shtëpisë që të mund të shkonte tek telefoni për të kërkuar ndihmë.
Edhe
Ditët kritike të ushtarit ukrainas që humbi gjymtyrët, por që e mbajti të gjallë zëri i gruas
“Ndalova për pak, por nuk doja të ndalesha për një kohë të gjatë pasi nuk kisha asnjë mënyrë tjetër për të marrë ndihmë, të gjithë ishin larguar në atë kohë. Bëra thjesht atë që duhet të bëja. Mjekët erdhën të më merrnin me helikopter”, shtoi Kaser.
Ai u dërgua në spital dhe më pas iu nënshtrua terapisë fizike./oranews