Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fat apo gjenetikë? Ishulli italian që nuk u prek nga Covid-19

Giglio është një ishull i vogël i Italisë, me afro 800 banorë të cilët jetojnë shumë të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Por kur tre vizitues që erdhën në këtë ishull dolën se kishin Covid-19, frika se i tërë ishulli do të infektohet ishte e pashmangshme.

Por ditët kaluan dhe asnjë nga banorët nuk zhvilluan simptome të Covid-19, edhe pse kushtet ishin të përkryera që virusi të përhapet shumë shpejtë, shkruan AP.

Banorët e ishullit qëndrojnë së bashku nëpër shkallët dhe rrugicat para portit, apo nëpër shkallët e ngushta të lagjeve të tyre, me shtëpi të ngjitura më njëra tjetrën përgjatë mbetjeve të fortesës që është ngritur aty para shumë shekujve për t’u mbrojtur nga piratët.

Rasti i parë më koronavirus në këtë ishull kishte qenë një njeri 60 vjeç i cili arriti më 18 shkurt. Ai kishte ardhur për një varrim dhe kishte përqafuar shumë njerëz dhe kishte ndenjur me shumë tjerë, edhe pse kishte pasur koll terë kohën.

Më 5 mars, pesë ditë para se të deklarohej mbyllja e shtetit, edhe tre vizitorë që erdhën në ishull testuan pozitiv. Njëri nga ta ishte një gjerman nga Italia veriore, epiqendra e pandemisë në këtë shtet. Ai para se të shfaqte simptome u shoqërua me shumë miq që kishte në Giglio, dhe u ushqye nëpër restorante të ndryshme. Pas një jave testoi pozitiv dhe u izolua në ishull.

Kishte edhe raste tjera të njohura, përfshirë një vendas që po jetonte në Australi dhe kishte ardhur për vizitë gjatë karantinës për të vizituar prindërit. Pas tre dite, filluan t’i shfaqeshin simptomat dhe testoi pozitiv.

Edhe “Ishulli fantazmë” – i braktisur dhe i ndaluar plotësisht, edhe për peshkatarët Kuriozitet “Ishulli fantazmë” – i braktisur dhe i ndaluar plotësisht, edhe për peshkatarët

Asnjë rast tjetër nuk është shfaqur në këtë ishull, edhe pse që nga lirimi i kufizimeve shumë turistë nga pjesët tjera të Italisë kanë filluar të vizitojnë këtë vend.

Në muajin prill banorët e këtij ishulli u testuan për antitrupa, dhe nga të gjithë të testuarit, që ishin pothuajse 800 persona, vetëm njëri doli që kishte antitrupa, një i moshuar i cili kishte qenë në anijen e njëjtë me vizitorin gjerman, transmeton KOHA.

Ende nuk është e qartë se si ndodhi që virusi nuk u përhap, dhe ka shumë teori. Njëra është se ishte punë fati dhe të sëmurit nuk e kishin përhapur virusin aq shumë. Tjetra është pak më ekzotike, dhe ka të bëjë me gjenet e kësaj popullate. Shumë banorë të këtij ishulli me gjenerata martohen në mes veti, dhe shkencëtarët duan të bëjnë një studim gjenetik për të parë nëse ka diçka në gjenet e tyre që i shpëtoi. Mirëpo edhe kushtet shumë të mira klimatike dhe natyra e pasur e këtij ishulli mund të ketë ndihmuar shëndetin e mirë të banorëve.