Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Familja u përgjërohet hajnave t’ua kthejnë hirin e të birit të tyre

Një çift ka përgjëruar hajdutët që t’ua kthejnë një çajnik që përmban hirin e djalit të tyre adoleshent pasi ishte vjedhur nga bagazhi i veturës së tyre në bregdetin e Qipros.

Djali i Kinga dhe Bartek Bebnarz, Dennisi 19 vjeç, vdiq në Suedi gjatë verës. Ata deshën t’ia shpërndanin hirin e tij në një vend “të ngrohtë e të bukur”, transmeton Koha.net.

Mbetjet e tij ishin mbyllur në një kuti druri që ishte brenda një çante të zezë shpine.

Vetura u ishte vjedhur derisa çifti po hante në një restorant. Ata planifikuan të shpërndanin hirin e Dennisit diku në det.

“S’ishim në gjendje të prisnim Krishtlindjen në shtëpi pa djalin tonë. Deshëm të dilnim e të gjenim ndonjë vend më të ngrohtë për ta përmbyllur vitin tonë më të tmerrshëm në jetën tonë”, ka thënë zonja Bebnarz për BBC-në.

Kutia ishte e mbështjellë me emrin e Dennisit dhe me vitin e lindjes dhe të vdekjes së tij: 2000-2019.

Ai vdiq në një aksident pesë muaj më parë, sipas familjes.

Edhe Për shumë vjet mendoi që djali i kishte vdekur nga mbidoza, por e vërteta ishte ndryshe Botë Për shumë vjet mendoi që djali i kishte vdekur nga mbidoza, por e vërteta ishte ndryshe

Zotëri dhe zonja Bebnarz janë polakë por kanë jetuar në Suedi për 13 vjet. Ajo e përshkruan Dennisin si “më shumë suedez sesa polak”.

Zonja Bebnarz tha se familja e saj ka udhëtuar shumë dhe “ishte me rëndësi të shkonim në ndonjë vend të mirë e të ngrohtë” për ta hedhur hirin e Dennisit.

“Është gjë e veçantë dhe shpresoj se do të gjendet”, tha zonja Bebnarz.