Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Fakte interesante për foshnjat e lindura në mars

Fëmijët e lindur në muajin mars janë shumë të veçantë. Ka disa tipare dhe fakte interesante që janë karakteristike për “foshnjat e marsit”.

Nëse ata janë peshq në shenjën e horoskopit - janë karizmatikë, të dashur dhe bujarë. Kanë një imagjinatë të madhe dhe janë jashtëzakonisht krijues. Bëjnë shumë më tepër sesa duhet për njerëzit që duan.

Nëse kanë lindur në shenjën e dashit, nuk do ta kenë problem ta shijojnë vetminë, megjithëse u pëlqen të jenë në shoqëri. Sipas hulumtimit të publikuar në faqen e Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në Amerikë, data e lindjes ndikon edhe në zakonet e gjumit.

Një studim tjetër në Science Daily ka treguar se foshnjat e lindura në pranverë kanë shikim më të mirë në krahasim me “foshnjat e verës”.

Ata kanë lindur optimistë. Është shumë e vështirë t'i shqetësosh dhe t'i bësh të shohin anën negative të çdo gjëje. Të dhënat statistikore treguan gjithashtu se shumica e njerëzve që janë në pozicione të mira brenda kompanive të mëdha në të gjithë SHBA-në kanë lindur në muajin mars. Duke qenë se janë punëtorë jashtëzakonisht të zellshëm, ata shpesh arrijnë në poste drejtuese.

Artikuj të ngjashëm