Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Elon Musku i fshehur i Afrikës

Elon Musk ka arritur të bëhet njeriu më i pasur në botë falë krijimeve të tij. Pos që i parapriu tregut të veturave elektrike me “Teslan”, ai ka nisur revolucionin edhe në tregun e aeronautikës. Megjithatë, talentin që ka shfaqur ai, e ka edhe dikush tjetër. Por s’i ka mundësitë.

Kelvin, një djalë nga Gana, njihet si “Elon Musku i fshehur i Afrikës”. Jo për pasurinë, por për shkak të krijimit të veçantë të tij. Ai ka arritur ta krijojë një veturë nga asgjëja. Për “Nas Daily” vetë Kelvin ka deklaruar se njihet me emrin “Elon Musk”, ndërsa ka treguar se ka pasur dëshirë të merret me vetura që nga mosha 10-vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka treguar se për të arritur ta krijojë veturën e veçantë kishte punuar punë ekstra për shkak të pagës së ulët që kishte.

E krijimi në fund doli të jetë i paparashikueshëm. Ai krijoi veturë krejt normale, por me “ëndrra” të modeleve të shtrenjta pasi ua krijoi dyert që hapen nga lartë.

Kurdo që del rrugëve Kelvini merr vëmendjen e plotë të qytetarëve dhe me të drejtë mban nofkën “Elon Musk”.