Mjekët kishin deklaruar vdekjen, të afërmit kishin rregulluar të gjitha detajet për funeralin kur papritmas trupi i një të riu 25-vjeçar filloi të lëvizë.
Kjo gjë ka ndodhur në Indi. Mohammed Furqan, u transportua në spital pas një aksidenti me makinë. Disa ditë pas shtrimit të tij në spital, mjekët i komunikuan familjes vdekjen e djalit. Ndërsa trupi ishte duke u përgatitur për varrim, vëllai kuptoi se jo gjithçka kishte humbur.
Një lëvizje e papritur e gjymtyrëve e bëri familjen të dyshonte, kur Muhamedi ishte gati të lihej në duart e drejtorit të funeralit. Të afërmit menjëherë e ridërguan të riun në spital, ku mjekët ndryshuan mendje, duke pranuar se Muhamedi ishte gjallë. I riu u vendos menjëherë nën ventilim mekanik.
“Kishim paguar rreth 80 stërlina në spitalin privat më parë dhe kur u thamë menaxherëve se na kishin mbaruar paratë, ata menjëherë e shpallën Mohammedin të vdekur të hënën”, deklaruan prindërit në një stacion televiziv lokal. Mjeku i ri që trajtoi Mohammedin siguroi: djali është në gjendje kritike, por dita e varrimit të tij me siguri mund të shtyhet.
-
Ishte deklaruar i vdekur, 20-vjeçari zgjohet gjatë varrimit
-
Pacienti u shpall gabimisht i vdekur, spitali anglez detyrohet të kërkojë falje
-
Vdekjet e mistershme në Kashmir
-
Njerëzit tërhiqen nga dhurimi i organeve pas raportimit të burrit që gabimisht e shpallën të vdekur
-
“Vdekje klinike” - E futën në operacionin për dhurim organesh, por burri zgjohet në sallë