Një rast tronditës është zbuluar nga kirurgët në Indi, ku një të riu i është gjetur 1 kilogram dru dhe plastikë.
Arjun Sah kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve, kirurgët zbuluan në stomakun e tij përbërje të drurit dhe plastikës.
Sipas mediave vendase, 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital.
Pas 3 ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalit masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme.
Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.
Artikuj të ngjashëm
-
A bën të pritet ushqimi mbi plastikë?
-
Shkencëtarët gjejnë mikroplastikë edhe në indet e trurit
-
Vuajti me vjet dhimbjet, indiania zbuloi se mjekët ia harruan pincat në trup pas operimit
-
Një burri në Indi i hiqen plot 156 gurë në veshkë
-
Një kilogram me mjete metalike largohen nga barku i një burri lituanez