Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dy vjet pas vdekjes bëhet viral lajmi për humbjen e aktorit Roger Moore

Është shfaqur se Roger Moore ka vdekur për herë të dytë sot, pasi homazhet për vdekjen e tij u shpërndanë sot në Facebook dhe Twitter.

Aktori legjendar, i njohur për rolin e tij si James Bond, ka vdekur para dy vjetëve. Sido që të jetë, shumë adhurues të aktorit britanik duket se vetëm sa e kanë zbuluar se ai ka vdekur, raporton Monster and Critics, transmeton Koha.net.

“Oh jo, pusho në paqe Roger Moore”, “Oh jo, heroi i fëmijërisë”, “Çfarë lajmi tragjik vdekja e Roger Moore në këtë mëngjes, në moshën 89 vjeçare”, ishin vetëm disa nga postimet e fansave.

Është ende e paqartë pse vdekja e aktorit u bë virale në rrjetet sociale, por shumë persona përfunduan duke e shpërndarë një lajm të BBC-së të vitit 2017, ku raportohej vdekja e Sir Rogers.

Aktori u nda nga jeta më 23 maj të vitit 2017 pas betejës finale të një kanceri në prostatë.