Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dy gjeldeta falen nga presidenti amerikan nesër

Dy gjeldeta do të jenë shpezët me fat që do të falen nga Presidenti Joe Biden këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë, përpara festës së Falënderimeve.

Të ardhur nga Indiana - tani të quajtur Peanut Butter and Jelly - mbërritën në Washington të mërkurën, ku takuan fansat përpara se të tërhiqeshin në dhomën e tyre në hotelin fantastik Willard InterContinental të qytetit. Stafi i hotelit shtroi një tapet të kuq për ta, të cilët e kaluan ditën përpara një vakti me misër dhe sojë dhe një pushim në shtretërit prej pelushi.

Sipas gazetës Time, trajtuesit shpenzuan një orë duke përgatitur dhomën përpara mbërritjes së mysafirëve të nderuar, duke mbuluar tabelat me letër kafe për t'u mbrojtur nga goditjet dhe duke shtuar ashkla pishe në dysheme për t’ua bërë më komode.

Megjithëse dy gjeldeta vijnë në Washington çdo vit, vetëm njëri merr faljen zyrtare nga presidenti, ndërsa tjetri shërben si zëvendësues. Megjithatë, asnjëri nga ta nuk do të jetë dreka e Falënderimeve.

Pas ceremonisë të së premtes, gjeldetat do të kthehen në Indiana. Historia e faljes së gjeldetit daton që nga viti 1863 nga presidenti Abraham Lincolni.