Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Drogon kolegët e punës për t’ua kthyer humorin

Foto: The Sun

Një adoleshent nga Missouri akuzohet për futjen e LSD-së në pijet e kolegëve të punës.

Ai shpjegoi veprimin e tij duke thënë se e bëri këtë, pasi kolegët e tij ishin shumë negativë dhe të padëshiruar, dhe donte “t’ua rregullonte humorin”, raporton “The Sun”.

19-vjeçari pranoi në polici arsyet për futjen e drogës halucinogjene në pijen e kolegut të tij dhe tani ai rrezikohet me disa dënime për posedim droge dhe drogim të kolegëve.

Menaxherja e firmës e pa atë duke qëndruar pranë gotës së saj të ujit dhe vendosi të mos e pi. Ajo thirri policinë pasi vuri re se kolegët e saj nuk ishin mirë dhe se njëri prej tyre filloi të dridhej.

E gjithë situata u zhvillua në një zyrë për marrje me qira të veturave në shtetin federal amerikan Missouri./KosovaPress