Drejtori i një shkolle në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tmerrua kur nga koshi i plehrave i doli një ari i madh e i zi, shkroi Upi të hënën.
Drejtori i shkollës fillore, James Marsh, u kap nga kamerat e sigurisë duke hapur koshin e plehrave, kur befas nga aty doli një ari, duke bërë që burri të tmerrohej nga pamja, e ariu të largohej me vrap.
Marsh po hapte shulin e koshit, ndërsa në atë moment u pa edhe një pjesëtare e stafit që doli nga një derë në qoshe, por nga frika u kthye sërish brenda.
Postimi u bë viral.