Një djalosh 7 vjeçar i cili po ankonte nga dhimbja e nofullës, i janë gjetur 526 dhëmbë brenda gojës së tij, thotë spitali në Indi ku edhe ishte trajtuar.
Djali ishte pranuar në spital muajin e kaluar në qytetin jugor të Chennait për shkak të dhimbjes në molaret e tij në anën e djathtë të pjesës së poshtme, transmeton Koha.net.
Kur doktorët skanuan gojën e tij, ata gjeten një qeskë në pjesën e poshtme të mbushur me “dhëmbë anormal” tha Prathiba Ramani, drejtuesja e Patologjisë Orale dhe Maksilofaciale në Kolegjin dhe Spitalin Stomatologjik Saveetha.
Derisa intervenimi për heqjen e dhëmbëve ndodhi muajin e kaluar, doktorëve iu është dashur kohë që të ekzaminojnë secilin dhëmbë para se të konfirmojnë gjetjet e tyre.
Pasi që gjetën qeskën, dy doktorët e hoqën atë nga goja e 7 vjeçarit. Grupit të Ramanit iu deshën 4 deri në 5 orë të zbrazin qeskën, të konfirmojnë dhe zbulojnë qindra dhëmbë, transmeton CNN.
“Aty ishin 526 dhëmbë nga 0.1 milimetër deri në 15 milimetra. Edhe dhëmbi më i vogël kishte kurorë dhe rrënjë”, tha ajo.
Edhe
Sëmurën nxënësit në Indi pasi gjendet një gjarpër në drekën e shkollës
Djali ishte liruar tri ditë pas operimit dhe ai është pritur që të shërohet plotësisht tha Ramani.
Ajo tha se ajo që shkaktoi gjendjen është e paqartë, por mund të jetë gjenetike ose mund të jetë për shkak të faktorëve mjedisorë si rrezatimi.
Prindërit e tij iu thanë mjekëve se kishin vërejtur ënjtje në nofullën e tij kur ishte 3 vjeç, por ata nuk mund të bënin shumë për këtë sepse ai nuk do të qëndronte i qetë ose nuk do t'i lejonte mjekët ta ekzaminonin.