Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl gjatë qëndrimit në Kosovë ka uruar vendin për shndërrimin e FSK-së në ushtri dhe pse një gjë e tillë, ende nuk është bërë.
Diplomatja austriake shumë shpejt ka hetuar gabimin e saj, duke kërkuar falje.
“Unë mund t’ju uroj dhe për shndërrimin e FSK-së në ushtri... Më falni kjo ende nuk qenka bërë. Kërkoj ndjesë, ka qenë gabim i imi. Ndoshta unë fillova të flas më shumë se sa që është bërë. Mirëpo dhe në atë aspekt e di që janë bërë arritje të ndryshme. Por unë fola pak para kohe ndoshta. Procesi i cili është shumë i ndjeshëm e di. Por iu uroj për të gjitha ato që keni arrit në këtë drejtim. E kam të qartë që është një temë shumë e ndjeshme politike, që duhet të bëhet me fqinjët tuaj dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo, përcjell Kosovapress.
-
Edhe një superfuqi ushtarake mbështet transformimin e FSK-së në Ushtri
-
Kush e përkrahu e kush jo Kosovën në bërjen e ushtrisë së saj
-
Gjermania thotë se Kosova ka të drejtë për Ushtri, kërkon përmbajtje nga Prishtina e Beogradi
-
SHBA-ja e quan historik votimin për Ushtrinë, Gjermania e përkrah me një këshillë
-
Ambasada gjermane: Miratimi i ligjeve për FSK-në të mos keqpërdoret për eskalim të mëtejmë