Çaji është simbol i kulturës dhe i mikpritjes kineze. Kjo pije është përdorur nga presidenti Xi Jinping në shumë raste diplomatike. Siç është provuar nga Rruga e lashtë e Mëndafshit dhe nisma e tanishme "Një brez, një rrugë", çaji është një pije shumë e dashur për njerëz nga vende të ndryshme të botës. Në Kinë, banorët mund të pinë çaj të zi anglez, çaj indian dhe çaj matcha japonez, përveç çajit tradicional kinez. Ashtu si Kina është e hapur ndaj llojeve të ndryshme të çajit dhe kulturave të tyre, vendi është gjithashtu një mbrojtës i patundur i diplomacisë që përfshin harmoninë në diversitet. Le t'i hedhim një vështrim diplomacisë kineze të çajit.
Më 20 korrik të këtij viti, presidenti Xi Jinping piu çaj me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në rezidencën qeveritare "Diaoyutai" në Pekin, pas lehtësimit të tensioneve mbi çështjen bërthamore në Gadishullin Korean. Ky filxhan çaji është një përfaqësim i madh i konceptit të paqes.
Më 28 prill të këtij viti presidenti Xi Jinping zhvilloi bisedime me kryeministrin indian Narendra Modi në Wuhan, të provincës Hubei në Kinën qendrore, përpara fillimit të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qershor dhe në një moment të rëndësishëm për përparimin e marrëdhënieve Kinë-Indi. Gjatë takimit, Xi and Modi provuan dy lloje çaji lokal, çaj të zi Lichuan dhe çaj jeshil Enshi. Xi përmendi se një tjetër lloj çaji nga Yichang i provincës Hubei ka lidhje me Indinë.
Me shkëmbimet midis Kinës dhe Indisë në tregti dhe kulturë që datojnë shumë kohë më parë, presidenti Xi theksoi se dy vendet duhet të zgjerojnë dhe thellojnë shkëmbimet, të angazhohen për rinovimin e qytetërimit të Lindjes, të bëjnë thirrje për respektimin e diversitetit kulturor dhe të nxisin bashkëjetesën harmonike të qytetërimeve të ndryshme.
Më 1 shkurt të këtij viti presidenti Xi Jinping i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj.Peng Liyuan dhe kryeministrja britanike Theresa May e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Philip May shijuan çaj në Pekin.
Edhe
Shtëpia e Bardhë paraqet një anë të Xi-së që Kina rrallëherë e sheh
Më 12 janarin e vitit 2017, presidenti i Kinës Xi Jinping piu çaj me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit Nguyen Phu Trong pas një takimi zyrtar në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.
Xi dhe Trong folën për kulturën e çajit që ndajnë dy vendet. Xi i shpjegoi mikut të tij kuptimin e karakterit kinez (茶) të çajit, që është formuar nga karakteri kinez njeri (人) mes barit (艹) dhe pemëve (木).
Ashtu siç mund të përplasen njerëzit me njëri-tjetrin edhe kombet mund të kenë fërkime mes tyre. Përderisa njerëzit mund të ulin dallimet, të nxisin harmoninë dhe t'i përmbahen parimit të harmonisë në diversitet, ata mund të maksimizojnë interesat e tyre të përbashkëta.
Më 1 prill të vitit 2014, presidenti Xi Jinping dha një fjalim në Kolegjin e Europës në Bryzh të Belgjikës.
Gjatë fjalimit, presidenti Xi përdori një krahasim të çajit dhe birrës për të folur për marrëdhëniet Kinë-Europë.
Edhe
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
"Popullit kinez i pëlqen çaji, ndërsa popullit belg birra. Për mua pirja e moderuar e çajit dhe pasioni për birrën përfaqësojnë dy mënyra për të kuptuar jetën dhe njohjen e botës dhe i gjej njësoj të dobishme. Kur miqtë e mirë mblidhen së bashku, ata dëshirojnë të pinë ato që ua ka ënda për të treguar miqësinë e tyre. Ata gjithashtu mund të zgjedhin të ulen në heshtje dhe të pinë çaj, ndërsa flasin për jetën e tyre. Në Kinë, ne e vlerësojmë idenë e ruajtjes së 'harmonisë pa uniformitet', dhe këtu në BE njerëzit theksojnë nevojën për t'u 'bashkuar në diversitet'. Le të punojmë së bashku për të lulëzuar të gjitha lulet e qytetërimeve njerëzore", tha Xi.
Pak histori...
"Kur njerëzit pijnë çaj, mendojnë më shpejt, flenë më pak, kanë mendje të kthjellët dhe shikim të qartë."--Shen Nung
Sipas legjendës, pas një ecje të gjatë Shen u ndal pranë një peme për të pushuar dhe vuri një enë me ujë në zjarrin e ndezur prej tij. Ca gjethe çaji, që rriteshin në kopshtin e tij ranë në enën ku vlonte uji dhe Shen ndjeu një aromë të këndëshme. Pasi e piu këtë lëng, ai u ndje i freskët dhe i përtërirë fizikisht.
Një tjetër legjendë thotë se Shen Nung, pasi kishte provuar 72 bimë të ndryshme ishte shtrirë në lëndinë, ndoshta gjysmë i helmuar nga ndonjëra prej bimëve. Nga pema, në hijen e së cilës pushonte, nisën të binin gjethe. Sapo ndjeu aromën e tyre të veçantë, Shen i mësuar me shijimin e bimëve, provoi disa gjethe. Menjëherë atij iu largua ndjesia e helmimit, që i kishte prekur stomakun dhe filloi të ndjehej shumë mirë, fizikisht.
Edhe
Putini mbërrin në Kinë për bisedime me Xi-në
Kjo ndjesi bëri që Shen të niste kërkimet për gjethet e sapozbuluara. Në librin e mjekësisë tradicionale me titull "Shen Nung Herbal", të shkruar nga vetë Shen, nënvizohet se "shija e çajit është paska e hidhur".
{gallery}