Një detare që po bëhej gati të futej në ujë u kap nga kamera, për pak sa të përfundonte në gojën e një peshkaqeni kurioz. Siç shkroi “Upi” të mërkurën, pamjet u filmuan nga detarja Ocean Ramsey në Philadelphia, që deklaroi se peshkaqeni iu afrua “vetëm për ta përshëndetur”.
“Unë e dua atë peshkaqen tigër. U rrita me atë peshkaqen, mendoj se ne ishim adoleshentë në të njëjtën kohë. Dhe kështu e njoh atë për më shumë se 20 vjet”, tha ajo për ‘NBC Today”.
Detarja u shpreh se e kishte vërejtur peshkaqenin që po i afrohej dhe poshtë tij kishte peshq të vegjël.
“Ishte një tufë peshqish të vegjël që lëviznin poshtë, kështu që mund ta shihja shpejtësinë e peshkaqenit dhe e dija se duhej të largohesha në atë moment”, u shpreh ajo.
Për peshkaqenët, Ramsey tha se janë kafshë të egra, grabitqare, por nuk janë përbindësha.
-
Amerikani përballet me peshkaqenin “tigër”, momenti u filmua rastësisht
-
Pamje e jashtëzakonshme - Oktapodi bën xhiro mbi kurrizin e peshkaqenit
-
Peshkaqeni misterioz kapet në brigjet Cape Cod
-
Veprimet që ua shpëtojnë jetën nëse sulmoheni nga peshkaqeni
-
Tmerrohen turistët në SHBA, panë peshkaqenin masiv teksa ngjitej në anije