Si rezultat i hulumtimit është zbuluar se edhe nëse emetimet e karbonit zvogëlohen shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme, deri në viti 2050 në Detin Arktik mund të ketë stina të verës pa akullnaja
Hulumtuesit kanë paralajmëruar se akullnajat në Oqeanin e Ngrirë të Veriut (Deti Arktik) mund të zhduken deri në vitin 2050.
Sipas lajmit në uebfaqen e "Science Daily", që e transmeton AA, është zhvilluar një studim i modelimit të klimës me pjesëmarrjen e 21 organizatave nga vende të ndryshme nën udhëheqjen e Dirk Notz, shkencëtar i klimës në Universitetin e Hamburgut në Gjermani.
Si rezultat i hulumtimit është zbuluar se edhe nëse emetimet e karbonit zvogëlohen shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme, deri në viti 2050 në Detin Arktik mund të ketë stina të verës pa akullnaja.
Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën "Geophysical Research Letters".
Në ditën e sotme akullnajat qëndrojnë gjatë gjithë muajit. Çdo verë këto akullnaja pakësohen ndërsa në dimër përsëri rriten.
-
Arktiku mund të mbetet pa akull në vitin 2035
-
Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike
-
Parashikimi se çfarë do të ndodhë pas shkrirjes së akullnajave
-
Antarktidës po i mungon një sasi akulli sa Argjentina –shkencëtarët nuk e dinë pse
-
Toka në territor të paeksploruar, rekordet e të nxehtit alarm global