Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Dentisti indian pretendon ta ketë nxjerrë dhëmbin më të gjatë në botë

Një dentist indian është bërë lajm në mediat botërore së fundmi, kjo pasi po pretendon se e ka nxjerrë dhëmbin më të gjatë ndonjëherë, nga një pacient në klinikën e tij.

Dentisti nga Madhya Pradesh Khargone, Saurabh Srivastava, ka deklaruar se dhëmbi të cilin ai e ka nxjerrë nga pacienti është i gjatë 39 milimetra, dhe është dhëmbi më i gjatë në botë.

Ai madje ka ndarë pamje nga dhëmbi në fjalë, të cilin e ka xhiruar dhe fotografuar nga disa kënde të ndryshme.

Dr. Srivastava ka treguar se pacienti i tij kishte ardhur në klinikën e tij më 29 shkurt, duke i kërkuar t’ia operonte dhëmbin ngase nuk dukej mirë, dhe po i shkaktonte probleme.

Rekordin aktual për dhëmbin më të gjatë në botë e mbanë Dr. Max Luksi, një dentist nga Gjermania i cili kishte nxjerrë dhëmbë në gjatësi prej 37.2 milimetrash.