Dy pronarë restoranti janë dënuar me 723 vjet burgim në Tajlandë pasi mashtruan publikun me një promovim të ushqimit të detit, ka shkruar CNN të enjten.
Apichart Bowornbacharak dhe Prapassorn Bawornban kanë shitur te klientët kuponë përmes të cilëve ata kishin qasje për të shfrytëzuar ushqimin e detit me çmim shumë të ultë.
Por më pas ata ndryshuan ofertat e paraqitura në promocion, dhe kjo bëri që të ketë ankesa nga qindra klientë të pakënaqur.
Prokurorët kanë thënë se ata ishin të vetëdijshëm se oferta e tyre nuk mund të realizohej.
“Ishte e pamundur të shitej ushqim i tillë i cilësisë së lartë me çmimin që paraqitej”, kanë argumentuar prokurorët në gjykatë. “Të pandehurit nuk kishin qëllim për të përmbushur kushtet që reklamoheshin te publiku”.
Dyshja, restoranti i të cilëve quhej “Laemgate Infinite”, është arrestuar në shtator. Dy pronarët kanë qenë në arrest prej atëherë.
Tajlanda shpesh shpall dënime me burg për kohë të gjatë për shkak të akuzave të shumta. Por ligji tajlandez nënkupton se ata nuk do të vuajnë më shumë se 20 vjet burg.
Edhe
Dënohet me vdekje tajlandezja që akuzohet për vrasjen e 14 miqve të saj
Prokurorët kanë thënë se 347 klientë kishin blerë kuponët e ofruar përmes kampanjës promovuese në “facebook” dhe platforma tjera sociale. Ishin ofruar ushqime duke filluar nga tre dollarë.
Ata pranuan fajin që nga fillimi i procedurës gjyqësore, i ka thënë prokurori CNN-së.
Dënimi i tyre u zvogëlua nga 1446 vjet pasi ata u penduan. Ata janë gjobitur edhe me 58 mijë e 500 dollarë.
-
Ish-ministri i Singaporit burgoset për shkak se kishte pranuar dhurata sa ishte në detyrë
-
Tha “bismilah” para se të hante lëkurë derri, dy vjet burgim për influenceren nga Indonezia
-
Hamburgeri i çuditshëm merr “famë” në Tajlandë
-
Dënohen me burgim dy peshkatarë, akuzohen se mashtruan në garë peshkimi