Paris, 25 tetor – Një vepër arti e rrallë e piktorit të madh italian, Cimabue, e vlerësuar mes 4 dhe 6 milionë euro, do të nxirret në shitje të dielën, në Senlis, në atë që konsiderohet si një nga ankandet më me emër në Francë, transmeton ATSH.
Tema e kësaj pikture, në përmasa 25,8 x 20,3 centimetra, është “Krishti i tallur”.
Cimabue, piktor fiorentin i gjysmës së dytë të shekullit XIII, solli rinovimin e pikturës bizantine duke prishur formalizmin e saj dhe imazhet e kodifikuara nga dogma.
Ai i hapi rrugë natyralizimit të artit të paraRilindjes duke i dhënë shpirt personazheve të tij dhe duke realizuar perspektivat e para. Kjo vepër është një nga provat e para të artit perëndimor.
Kjo do të jetë hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand.
Historianët i njohin atij vetëm 10 piktura të sigurta, të realizuara në dru dhe të panënshkruara/AFP.
-
Zbulohet një pikturë e rrallë e piktorit Cimabue
-
Vepra e artit e gjetur në kuzhinë thyen rekord në ankand
-
Piktura italiane e humbur për disa vite vlerësohet me 6 milionë euro
-
Piktura e varur në kuzhinë, rezultoi thesar me vlerë 24 milionë euro
-
Një pikturë e Caravaggio shitet para se të dalë në ankand