Kuriozitet

Coutinho luan me fanellë “të fëmijëve“

Për ata që i kanë kushtuar veçanërisht vëmendje paraqitjes së Philippe Coutinhos në ndeshjet si vendas të Bayern Muenchenit këtë stinor, mund të kenë vërejtur se fanella e tij dallon nga ajo e futbollistëve të tjerë. 

Braziliani nuk është në gjendje të veshë fanellën origjinale të klubit për ndeshjet që veshin yjtë e skuadrës së parë në “Allianz Arena”, pasi ajo nuk i bie.  Për këtë arsye Coutinho duhet të veshë një fanellë kopjeje që tifozët e Bayernit mund ta marrin në shitore të klubit, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë Coutinho në çdo ndeshje si vendas këtë stinor.  Sipas uebfaqes zyrtare të Bundesligës, ish-mesfushori i Liverpoolit është i gjatë afro 170 centimetra dhe duhet të veshë fanellë të madhësisë së fëmijëve për t’u përshtatur në të siç dëshiron. 

Po ashtu uniforma e Bayernit me të cilën furnizohet nga “Adidasi” është më e lehtë dhe thahet më shpejt sesa fanella që blihet në shitore. Tifozët vërejtën se Coutinho në fundjavë kishte fanellë më ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës.  Qartë ishte bërë e dukshme kur Coutinho po festonte me David Alaban. Shihej se janë materiale të ndryshme fanellat. Po ashtu thuhet se edhe bashkëlojtari i Coutinhos, Joshua Kimmich, mban fanellë kopjeje.  

Coutinho duket se nuk e ka problem çështjen e fanellës. Ai bëri paraqitje spektakolare në fundjavë ndaj Werder Bremenit, në të cilën ndeshje shënoi tre gola dhe asistoi dy të tjerë.  

Fanellat origjinale të Bayernit për ndeshjet si mysafir dhe fanellat e treta i bëjnë mirë Coutinhos dhe “Adidasi” raportohet se ka bërë me dije që do të bëjë një fanellë të përshtatshme për Coutinhon për ndeshjet si vendas në fillim të pjesës së dytë të stinorit. Coutinho është i huazuar te Bayern Muencheni nga Barcelona. 

{gallery}