Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çfarë duhet bërë nëse ndalet rryma kur jeni në ashensor

Ashensori është mjet shumë i nevojshëm për personat që duhet të ngjiten në kate të larta. Por, ndërprerja e energjisë elektrike apo bllokimi i mundshëm i ashensorit, mund të bëjë që personi të ngelet brenda, pa mundësi daljeje.

Bllokimi në ashensor nuk shkakton ndjenjë të mirë, e situata është mjaft e sikletshme, por nuk është fundi i botës, shkroi “Apartmentsearch”.

Në rast se bllokohet ashensori derisa jeni brenda, nuk duhet shqetësuar. Ruajtja e qetësisë dhe pritja është ndër hapat e parë që një person duhet ta ketë në mendje në momentin kur ngel i bllokuar në ashensor.

Kjo vlen sidomos për personat klaustrofobik, apo ata që frikësohen kur bllokohen diku.

Shtypni butonin për hapje - Ashensorët modernë, pos butonëve për ngjitje dhe zbritje, kanë edhe butonin emergjent, që në raste specifike, mundëson hapjen e derës për dalje apo edhe i njofton banorët për bllokim.

Edhe Si shpëtohen pasagjerët përmes derës emergjente në aeroplan? Kuriozitet Si shpëtohen pasagjerët përmes derës emergjente në aeroplan?

Përdorni telefonin - Në hapësirën e ashensorit mund të mos funksionojnë gjithmonë valët telefonike, por dërgimi i mesazheve, në të shumtën e rasteve, është funksional. Nëpërmjet telefonit, personi i mbetur në ashensor mund t'i dërgojë mesazh ndonjë familjari apo miku, në mënyrë që t'i del në ndihmë.

Thirrni për ndihmë - Përdorni zërin tuaj që dikush t'iu dëgjojë, e të vijë t'iu ndihmojë të dilni nga ashensori. Zakonisht, objektet banesore kanë ashensorë dhe banorët e tjerë mund ta shohin problemin. Në ndihmë mund t'iu dalin edhe ekipet e zjarrfikësve.