Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri me kancer fiton 200 mijë USD në lotari ditën e fundit të kimioterapisë

Në ditën e fundit të kimioterapisë, një burri me kancer i ka trokitur fati në derë, pasi ka fituar 200 000 dollarë në lotari.

Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku Ronnie Foster, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë, kishte blerë lotarinë për 1 dollar në një pikë karburanti, në Beulaville, një javë më parë. Ai kishte fituar 5 dollarë dhe kishte vendosur të blinte një tjetër biletë, e cila i ka dhuruar plot 200 mijë dollarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk mund ta besoja. Fillova të dridhem”, tha Foster. “Jam i lumtur sepse ishte raundi i fundit i kimioterapisë. Fitimi i lotarisë e bëri ditën time me fat.” Foster po planifikon që të ardhurat ti përdorë për të paguar faturat mjekësore/K.J.