Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burrat me profesione të ndryshme sfidojnë njëri-tjetrin në kuzhinë

Janë bërë më shumë se 4 muaj që e gjithë vëmendja kudo në botë ka qenë tek pandemia COVID-19.

E nga kjo situatë shumë njerëz janë vetë izoluar dhe nuk po dalin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që të mos përhapet virusi.

Por, disa profesione e kanë të pamundur shkëputjen nga puna edhe pse në kohë pandemie.

Atyre u duhet të jenë në krye të detyrës, e që ngjashëm po bëjnë edhe gazetarët.

Njëri prej tyre është gazetari nga Peja, Idro Seferi, i cili ka një kohë të gjatë që veprimtarinë e tij është duke e zhvilluar në Beograd dhe raporton për ngjarjet dhe situatën në Serbi.

Edhe Puna në furra në kohën e pandemisë Kuriozitet Puna në furra në kohën e pandemisë

Por, përtej angazhimeve të shumta në profesion, kolegët gazetarë kanë nisur një lojë në rrjete sociale, ata po e sfidojnë njëri-tjetrin në kuzhinë, raporton Koha.

Seferi tregon se gjatë punës në Beograd vazhdimisht është munduar të prezantojë traditën kosovare në ushqim, madje edhe kur organizon ngjarje të ndryshme gjithnjë ushqimi me origjinë nga Kosova është në tryezë, e ngjashëm ka vepruar edhe gjatë sfidës.

Ai thotë se i pëlqen kuzhina dhe vazhdimisht e praktikon atë, ndërsa shton se ka mbi 100 receta të ndryshme që di t’i gatuajë dhe që shpeshherë miqve të tij u përgatit diçka që e ka mësuar nga familja e tij.

Seferi tregon se për këtë lojë në kuzhinë u sfidua nga një koleg.

Edhe Kolumne Shqiptarët e tjerë të Zvicrës

Korrespodenti nga Beogradi rrëfen se edhe atje është e vështirë të raportohet në këtë kohë.

Sfida të ndryshme janë duke qarkulluar në rrjete sociale, e të gjitha këto iniciativa janë duke u marrë në mënyrë që e gjitha vëmendja ndaj virusit të largohet dhe ata që janë duke qëndruar në shtëpi të argëtohen.