Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Bunkerët privatë për të pasurit në rast të fundit të botës

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250-tonëshe.

Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total.

U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione.

Edhe Opinion 2 j. më parë Ndërtimi i së ardhmes së Kosovës, një vend pune pas tjetrit

“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh.

Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.

Kjo kompani u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.

{gallery}

Çdo bunker mban deri në 10 veta, por ata me më shumë para mund ta kthejnë në mjedis luksi, për më pak veta.

Edhe Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës Botërori 2026 1 muaj më parë Dronët, shqetësim për sigurinë në Kupën e Botës

Vivos ka përgatitur edhe planimetri 3D se si mund të mobilohen, shkruan tch.

Kompania ofron edhe staf që do të sigurojë mirëmbajtje e përkujdesje të tjera.

Disa prej bunkerëve do të kthehen në shkolla, kisha, dyqane e klinika.

Bunkerët jepen edhe me qira. Për kontrata 100-vjeçare e merrni me nga 1000 dollarë viti, përfshi mobilimin.

Edhe Opinion 2 muaj më parë Buxhetet më të mëdha të mbrojtjes s’mjaftojnë për ta bërë Evropën më të sigurt

“Vivos Group” pranon para-porositje dhe shëtitje demonstrimi në të gjithë territorin e këtij komuniteti.

Për disa njerëz, të qenit të sigurt e për ta bërë gjumin të qetë që tani, është diçka që nuk ka çmim.