Sportisti britanik Jediah Doohan ka vendosur një rekord të ri botëror duke qëndruar 100 orë i varur në tel në një lartësi prej 200 metra në kanionin Sahinkaya, në Samsun të Turqisë.
Britaniku ka vendosur rekord të ri në festivalin e sporteve ekstreme “Falcon Fest”, i cili po mbahet në kuadër të shënimit të 19 Majit, Ditës së të Rinjve dhe Sportit në Turqi.
Doohan të hënën më 15 maj, u ngjit në tela, ku kaloi 100 orë të plota. Në tela ishte i varur në një ulëse të improvizuar, dhe pranë tij kishte ushqim.
Doohan tha se pas shumë përpjekjeve, arriti të thyejë rekordin e mëparshëm prej 90 orësh, të cilin e mbante një person tjetër.
Ai shtoi se për shkak të kushteve të këqija të motit në dy ditët e fundit ka pasur disa vështirësi, duke shtuar se ishte i lumtur për suksesin e tij.
-
Dikur shitës i telefonave, tani fitoi të artën botërore në 110 metra me pengesa
-
Zvicerani thyen rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në borë
-
Polakja thyen rekordin botëror për ngritje
-
Një burrë nga Gana theu rekordin botëror duke përqafuar 1.123 pemë për një orë
-
18-vjeçari shënon rekord botëror, kapi topin nga 142 metra lartësi