Në kryeqytetin e Ganës, Akran, Emmanuel Kojo dhe punëtorët e tij arritën në shtëpinë e një myshteriu dhe po bëjnë gati gjërat e nevojshme për qethje.
Emmanueli është pronar i Shave Masters, kompani që ofron shërbime të qethjes për meshkuj nëpër kryeqytetin ganez, transmeton KTV.
Përparësi e tyre është se shërbimet i ofrojnë në derë të shtëpisë.
Duke përjetuar edhe vetë pritjet e gjata nëpër berberë, Emmanueli e pa si mundësi të mirë biznesi shkuarjen nëpër shtëpi të myshterinjve. Ai ofron mundësi qethje njerëzve që janë shumë të zënë e që nuk kanë kohë të presin te berberi. Kompania e tij ofron qethje të flokëve në shtëpi, zyra apo kudo që myshterinjtë ndihen më rehat.
“Dy vjet më parë, prita goxha gjatë te berberi dhe thash me veten: përse askujt nuk i a rëndë ndërmend që berberi të shkonte te myshterinjtë sesa ata të shkonin te ai. E bisedova idenë me bashkëshorten time dhe thamë ta provojmë një herë. Vendosëm që të ndihmojmë ata që nuk kanë kohë dhe t’ua ofrojmë qethjen në derë të shtëpisë”, thotë Emmanueli.
Shave Masters ka fituar klientë vetëm në rrethinë, por Emmanueli e ka ndërmend që ta zgjerojë biznesin nëpër shtetet tjera afrikane.
-
Përdor lopatë e mjete të tjera të pazakonta, floktari kenian Martins po bën bujë në rrjete sociale
-
Largimi i mjekëve po e lë shëndetësinë e Jemenit në kolaps, miliona pacientë pa ndihmë
-
Sachcaffé vazhdon traditën e mikpritjes – Mirëseardhje për mërgimtarët në Merdarë
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
Thashetheme të rreme e vrasje reale – Kriza vdekjeprurëse e dezinformimit shëndetësor në Kongo