Një burrë që kishte hundën më të gjatë në botë ka ngjallur reagime të shumta në internet pasi një imazh i punimeve të tij prej dylli u rishfaq.
Thomas Wedders, nga Yorkshire, fitoi famë në shekullin e 18-të për hundën më të gjatë në botë - e cila ishte 19 cm, raportoi Daily Mail të martën.
Interpretuesi i cirkut vazhdon edhe sot e kësaj dite ta mbajë titullin Guinness - por vetëm punimet prej dylli kanë mbetur për të shfaqur hundën e tij të jashtëzakonshme.
Pasi një fotografi e figurës së tij prej dylli në një ekspozitë të Ripley's Believe “It or Not” u shpërnda në Reddit, mijëra përdorues të mediave sociale komentuan tronditjen e tyre.
Faqja e internetit e rekordeve botërore Guinness thotë: Ka rrëfime historike që Thomas Wedders, i cili jetoi në Angli gjatë viteve 1770 dhe ishte anëtar i një cirku udhëtues, kishte një hundë me përmasa 19 cm.
Detajet e jetës së Thomas mbeten të paqarta, megjithatë, mendohet se interpretuesi i cirkut vdiq në Yorkshire në fillim të të 50-ave.
