Bebja Donald Trump është e gatshme të hedhë hapat e parë. Tullumbacja e bërë tashmë e famshme, do të fluturojë në shenjë proteste gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, në Londër dhe është tani krejtësisht gati – thonë organizatorët.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, ka dhënë leje që tullumbacja e mbushur me helium, gjashtë metra e gjatë, të fluturojë, transmeton TCH njoftimin. Organizatorët mblodhën rreth 18 mijë paund për të mbuluar koston e tullumbaces dhe më shumë se 10 mijë persona nënshkruan një peticion që kërkonte që asaj t’i jepej leja për fluturim, por, në anën tjetër, ka edhe nga ata që e cilësojnë atë mungesë respekti dhe fyese.
Trump do të mbërrijë në Britaninë e Madhe të enjten, për një vizitë pune dy ditore. Ai është presidenti i 12 amerikan në detyrë që e bën një udhëtim të tillë dhe do të takohet me mbretëreshën dhe kryeministren para se të fluturojë drejt Skocisë për të kaluar fundjavën në resortin e tij të golfit.
Mijëra persona pritet të protestojnë kundër vizitës së tij në Britani, pas të cilës, ai do ti drejtohet Helsinkit, kryeqytetit finlandez, për takimin e parë zyrtar me Vladimir Putin, më 16 korrik
-
Donald Trump në një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar
-
Trump: SHBA-ja duhet ta kontrollojë Hormuzin dhe të paguhet për të
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Trumpi pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë
-
Trumpi thotë se NATO-ja do të ndihmojë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit