Pronarëve të një lokali në Nottingham të Anglisë iu është kërkuar ta ndërrojnë emrin e tij. Kjo pasi, emri “Escobar”, për disa banorë nuk lë shije të mirë, duke pasur parasysh dhimbjen dhe vdekjet që shefi i kartelës së drogës, Pablo Escobar, i kishte shkaktuar.
Ata kritikuan edhe një pikturë murale të vendosur brenda lokalit, që portetizon Escobarin, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Një zëdhënës i "Escobarit" deklaroi se emri i lokalit ishte vetëm lojë fjalësh dhe se piktura nuk është e bazuar në personazhin.
Maria Motonya, e larguar nga Medellini i Kolumbisë në Britaninë e Madhe, deklaroi se ishte tmerruar nga emri i lokalit.
"Për mua është shumë e pakëndshme dhe e pandjeshme. Është e qartë që pronarët nuk bënë kërkimin e duhur. Në Medellin tmerroheshim, kishim frikë të rrinim tek dera. Familjes së babait tim iu pre koka sepse nuk ia dhanë atij (P.Escobarit) fermën e tyre", ka thënë ajo.
Gjatë viteve 1980-1993, Pablo Escobar ishte prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë dhe përgjegjës për rreth 80 për qind të tregtisë globale.
Escobar ishte vrarë në vitin 1993 nga policia kolumbiane.