Ndërsa pjesa më e madhe e Perëndimit e ka ndaluar duhan-pirjen në restorante dhe bare, në Austri pritet të anulohet ky vendim.
Vjena, kryeqyteti i Austrisë, shpesh radhitet si qyteti më i mirë për të jetuar. Por, shumë vizitorë befasohen kur në mbrëmje nëpër lokale nuhasin aromën ‘djegëse’ që s’e kanë nuhatur moti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAustria kaloi një ligj për ndalimin e duhanit në bare e restorante nga maji i vitit 2018. Por e gjithë kjo do të rrëndohet në bazë të një marrëveshjeje mes Partisë Popullore konservatore (OVP) e drejtuar nga Sebastian Kurz dhe të djathtës ekstreme Partia e Lirisë (FPO) të arritur gjatë negociatave për një koalicion qeverisës, thotë një person i afërt me zhvillimet, raporton Reuters.
“Rregullat aktuale do të mbesin siç janë”, ka thënë ai, duke konfirmuar raportet e mediave lokale. Duhan-pirja është e ndaluar në përgjithësi në industrinë e restoranteve por lejohen përjashtime, transmeton Koha.net.
Heqja e ndalimit të duhan-pirjes ka qenë ide e shtyrë përpara nga lideri i FPO-së, Heinz-Christian Strache, 48 vjeç, i cili vazhdimisht ka provuar, pa sukses, të ndalojë pirjen e duhanit. Kurz, që është vetëm 31 vjeç, asnjëherë nuk e ka nisur duhanin e madje nuk e konsumon as kafenë, një gjë e rrallë në një vend që njihet për kulturë të kafesë.
Pirja e duhanit s’ka qenë çështje e madhe gjatë zgjedhjeve, në të cilat Kurz u koncentrua në vijën e ashpër të migrimit. Por disa pronarë restorantesh kërkuan që ndalimi i duhanit të anulohej, të cilët u përkrahën nga Strache, i cili ka thënë se ata duhet të jenë të lirë të vendosin se a do t’i lejojnë konsumatorët e tyre të pinë duhan apo jo.
“Anulimi i ndalimit të përgjithshëm të pirjes së duhanit në industrinë e restoranteve është një hap gjigant prapa në politikat shëndetësore”, ka thënë ministrja e Shëndetësisë, Pamela Rendi-Wagner e Social-Demokratëve, e cila planifikon të qëndrojë në opozitë me krijimin e koalicionit qeverisës.
Marrëveshja e koalicionit ka përfshirë edhe ngritjen e moshës së pirjes së duhanit nga 16 në 18 vjeç dhe ndalimin e duhanit në vetura kur ka fëmijë brenda.