Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiani ndalon trafikun për ta shoqëruar koalën ta kalojë rrugën

Një burrë nga Queensland ka rrezikuar jetën e tij që ta shoqërojë një koala të kalonte sigurt nëpër një autostradë të ngarkuar me katër korsi.

Will Thornton e pikasi koalën që donte ta kalonte rrugën të enjten në mëngjes, shkroi TheGuardian. 

“Gruaja dhe unë po pinim kafe në ballkon kur pamë koalën që po vinte nga pemët para nesh”, ka thënë ai.

“Shkova poshtë dhe doja ta mbaja distancën sepse nuk doja ta frikësoja. Ishte i vendosur ta kalonte autostradën kështu që mendova se më mirë ishte ta ndaloja trafikun dhe ta ndihmoja atë të kalonte”.

Në një video, shihet Thornton këmbëzbathur që ndalon automjetet ndërsa koala ecë nëpër rrugë.

Edhe Momenti kur një ari ndalon trafikun në Kaliforni Kuriozitet Momenti kur një ari ndalon trafikun në Kaliforni

Thornton herë pas here ngreh duart lart për të ndaluar automjetet dhe i jep shenja koalës që të lëvizë.