Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Art në tokë për titullin e Italisë

Artisti i figurave në tokë, Dario Gambarin, ka krijuar një tjetër kryevepër në fushën me grurë në Verona.

Gambarin ka krijuar trofeun evropian për të festuar fitoren e madhe të Italisë në “Euro 2020” gjatë së dielës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë trofe gjigant e ka krijuar me traktor. Krejt trofeu është 200 metra i gjerë.

Artisti ka thënë se vepra e tij shpreh gëzimin dhe krenarinë italiane. Sipas tij, do të shërbejë si simbol i paqes për rimëkëmbjen e Italisë pas pandemisë.

Gambarin, i lindur në Verona, është i njohur për artin e tillë në fushat e mbjella.