Një 25 vjeçar, u ndalua ditën e hënë në Austri, me akuzën e glorifikimit të periudhës së errët të nazizmit.
Djaloshi ngjante shumë me ish-udhëheqësin nazist, gjerman, Adolf Hitler, mbante mustaqe si ai dhe vizitonte shpesh shtëpinë ku kishte lindur ish-lideri famëkeq.
Sipas autoriteteve, 25 vjeçari është i vetëdijshëm për veprimet që bën ndaj edhe është arrestuar, transmeton tch.
Të lartësosh periudhën naziste, në Austri cilësohet si krim.
Tetorin e kaluar, autoritetet austriake shkatërruan shtëpinë e lindjes së Hitlerit, me qëllim që ajo të mos shndërrohej në një pikë kryesore për nazistët e rinj.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca Artificiale kthen tifozin gjerman në figurën e Hitlerit
-
Heshtja përballë brutalizmit nazist të nëntorit 1938 si paralajmërim i tmerrit
-
Krahasim i pakëndshëm për yllin e tenisit
-
Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive