Moskë, 8 korrik – Rajoni i Arktikut siberian në Rusi shënoi temperatura rekord nxehtësie në qershor, raportoi Programi i BE-së për Monitorimin e Klimës.
“Temperaturat më të nxehta u regjistruan në Siberinë Lindore, ku temperatura maksimale në Arktik u vlerësua në 37 gradë Celsius më 20 qershor”, tha Shërbimi “Copernicus” për Ndryshimin e Klimës, në një deklaratë.
“Temperatura e regjistruar ishte më shumë se 5 gradë mbi normale dhe më shumë se një shkallë më e lartë se në vitin 2018 dhe 2019, dy qershorët e mëparshëm të ngrohtë”, vazhdohet në deklaratë.
Sipas tij, temperaturat më të nxehta lidhen me shtimin e zjarreve dhe me tokën relativisht të thatë, që siguron kushtet ideale për përhapjen e zjarreve/DPA.
-
Qershori 2020 muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
-
Vala rekorde e nxehtësisë në Arktik ndezë pyjet e Siberisë
-
Shkencëtarët japin alarmin: Po nxehet Siberia!
-
Vendet e ftohta nordike kaplohen nga një valë e pazakontë e të nxehtit
-
Temperatura globale në qershor shënoi rekord për të 13-in muaj radhazi