Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Argjentinasja “humbi” medaljen, por fitoi dashurinë e jetës

Argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, nuk arriti të fitojë medalje në Lojërat Olimpike Tokio 2020, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.

Atletja që garon në disiplinën e skermës, pas eliminimit po jepte një intervistë, kur nga prapa iu afrua trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës, Lucas Saucedo.

Ai i propozoi me një mbishkrim në një fletë të bardhë A4 ku thuhej: “Do martohesh me mua? Të lutëm”.

Maurice pranoi propozimin dhe “ceremonia” e tyre ishte live, sikurse të ishte një meç në LO Tokio 2020. \a2news

{gallery}