Një burrë nga Kalifornia iu mbijetoi katër aksidenteve radhazi në një autostradë me plot borë, raportoi Dailymail të hënën.
James Halsey tha se gjendej në autostradë kur vetura nisi të rrëshqiste dhe të merrte tatëpjetën, ndërsa goditi një veturë pranë dhe mori lëndime.
Ndërsa priste një kamion për ta tërhequr, 32-vjeçari tha se doli jashtë veturës dhe papritmas një veturë në lëvizje e goditi, duke e hedhur në disa metra lartësi.
“Unë fluturova në ajër për një moment. Sapo u ngrita, duart me mia u lënduan rëndë...Para se mjekët të mbërrinin, një automjet tjetër më goditi”, deklaroi amerikani.
Halsey mbeti me pak lëndime pas u bllokua në mesin e dy veturave dhe më pas u transportua në spital me ambulancë.
Edhe
“Ëmbëlsohet” autostrada në SHBA pas aksidentit të kamionit që transportonte çokollatë
Por, kur burri mendoi se shpëtoi, gaboi. Vetura e ambulancës u aksidentua me një automjet tjetër në rrugë.
“Zoti më mbrojti nga kjo sepse edhe spitali ishte i habitur se si unë isha ende gjallë pas gjithë kësaj. Vërtet besoj se jam i bekuar dhe i favorizuar nga Zoti. Dua të them që vërtet ai më mbrojti”, u shpreh ai më pas.