Një limuzinë “Lincoln Royale” ia ka vështirësuar lëvizjen kopshtares Claudia Gianni, që çdo ditë duhet të kalojë nëpërmjet veturës. Ajo e shumë banorë të tjerë të qytetit Germantown në Philadelphia të SHBA-së, po ankohen për numrin e madh të veturave të braktisura.
Banorët deri më tani i kanë adresuar mbi 34 mijë ankesa tek autoritetet që veturat të hiqen nga zona, mirëpo ende s'është bërë zgjidhje e përhershme.
Vetura e gjatë, prodhim i viteve të 90-ta është lënë aty që nga 19 marsi, derisa siç shkruan të dielën “Inqurier”, të tilla ka edhe në qoshe të tjera të zonës.
Një situatë e tillë me vetura të braktisura po konsiderohet “përmbytje historike” në Philadelphia. Në mesin e veturave të lëna janë kamionë me rimorkio, kamionë, BMW, golf e të tjera.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se braktisja e automjeteve është shqetësuese, derisa çdo vit largohen pothuajse 12 mijë vetura të lëna nëpër rrugë. Por, këto shifra kanë rënë, ngase, siç bëhet e ditur, nëse në vitin 2020 për ta larguar një veturë është dashur dy muaj kohë, tani nevojiten të paktën gjashtë muaj.
Edhe
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
Banorët i fajësojnë autoritetet për mungesën e qendrave të dorëzimit së veturave jashtë funksionit dhe pandeminë. Nënkryetarja e qytetit, Sarah Peterson, deklaroi se rritja e papunësisë si pasojë e pandemisë bëri që shumë njerëz t'i braktisnin veturat e tyre.
Ligji amerikan e ka të rregulluar braktisjen apo mospërdorimin e veturave.