Alpinistja Anoushé Husain u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”, pasi me një dorë ia doli të ngjitej në një mur ngjitjeje në një hapësirë të mbyllur.
Siç bëri të ditur “Guiness” të martën, Husain nga Britania e Madhe, ka lindur vetëm me dorën e majtë, por që kjo nuk e ndaloi të ngjitej e të shënonte rekord botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo i ngjiti 374 metra lartësi në Qendrën e Ngjitjes në Londër.
Distanca e përshkuar u realizua me disa ngjitje.
“Krahu im është i vogël, por në fakt dominues në mur. Pra, më duhej të mësoja se si të ngjitesha vetëm me dorën e majtë, si të mbaja ekuilibrin e si të gjeneroja fuqi”, tha ajo.