Vullkani i Etnas ka shfaqur shenja riaktivizimi dje për shkak të shtëllungave që janë parë të dalin nga mali sipër Catanias.
“VolcanoDiscovery” shkruan se krahas shtëllungave të tymit janë shkaktuar dhe tërmete me magnitudë 2.0.
Etna është vullkani më i madh i Evropës dhe ndodhet në qytetin e Catanias, në Itali.
Deri tani aktivizimi i vullkanit nuk përbën rrezik.