Një aeroplan pasagjerësh ka përdorur rrugën e tij të fluturimit për të shkruar fjalën “relaks” pranë kufirit të Ukrainës.
Mes tensioneve të shtuara midis Ukrainës dhe Rusisë, ky aeroplan i Air Moldova ka skicuar një version 80 milje të gjerë të mesazhit duke përdorur rrugën e fluturimit, kanë treguar të dhënat e ofruara nga Flightradar24.com.
Airbus A321, 23-vjet i vjetër, duke përdorur fjalën “Relaks” si shenjë thirrjeje, u nis nga Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë, për një fluturim 1 orë e 40 minuta përpara se të ulej në të njëjtin aeroport gjatë pasdites të së enjtes.
Ai fluturoi në një lartësi prej 10,000 këmbësh, ndonjëherë vetëm 25 milje pranë kufirit të vendit me Ukrainën, ka raportuar agjencia e lajmeve PA, transmeton The Mirror.
Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, derisa së fundmi ka deklaruar se ka filluar tërheqja e tyre.
Nga ana tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se SHBA-ja ende nuk e ka verifikuar pretendimin e Rusisë se disa nga forcat e saj janë tërhequr nga kufiri, teksa shtoi se pushtimi i Ukrainës vazhdon të mbetet një mundësi.
-
Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës teksa Zelensky përballet me protesta
-
Rusia kryen një nga sulmet më të mëdha me raketa balistike ndaj Ukrainës
-
Si po godasin dronët ukrainas linjat jetike të furnizimit rus
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Ukraina ka nisur sulmin më të madh ndaj Moskës në dy vjet, thotë Rusia