Një adoleshent është arrestuar në Brazil pasi besohet se ka shtyrë të dashurën e tij të vritet duke luajtur lojën e “Ruletit rus”.
Palloma Lima, 18-vjeçare, ka vdekur pak minuta pasi ishte braktisur nga i dashuri në një spital në Gama, qytet afër Brazilisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetura e bardhë Fiat Palio kishte shenja të gjakut dhe besohet se në të çifti ka luajtur lojën e famshme vdekjeprurëse, transmeton Koha.net.
Policia i ka thënë mediave lokale se Palloma ka vdekur gjatë lojës me rulet, në të cilën pjesëmarrësit rrezikojnë jetën me një revolver me një plumb.
Detajet e plota të vrasjes ende nuk janë bërë të ditura pasi policia nuk ka arritur të gjejë armën me të cilën është vrarë adoleshentja.