Liqeni me ngjyrë rozë, shkenca nuk ka shpjegim

Liqeni me ngjyrë rozë, shkenca nuk ka shpjegim

29 May 2018 15:26

Shkrimet e para për liqenin rozë në ishullin Middle në Australi datojnë nga viti 1802, kur hidrografi britanik Matthew Flinders arriti në ishull gjatë rrugës së tij drejt Sydneyt.

Gjatë shekullit 19, ishulli Middle u vizitua edhe nga gjuetarë të fokave dhe balenave.

Një grup shkencëtarësh në vitin 1950 kërkoi shkaqet pse liqeni Hillier ka ngjyrën unike rozë.

Mostrat nga uji i liqenit nuk përmbajnë gjurmë të algave, të cilat u japin ngjyrë ujit, transmeton ksp.

Megjithatë, spekulohet se ngjyra rozë e liqenit është rezultat i sasisë së lartë të kripës dhe pranisë së bakterit rozë - halobakteri.

Për dallim nga liqenet tjera që ndryshojnë ngjyrën në pajtim me temperaturat, liqeni Hillier gjatë gjithë vitit ruan ngjyrën e njëjtë.

Liqeni është atraksion turistik, por jo edhe për larje, pasi që ishulli përdoret vetëm për qëllime hulumtimi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme