Kuriozitet

Çifti tentoi të shiste beben përmes internetit

Descriptive Text

Një çift në Tennesse të Amerikës është arrestuar pasi ka tentuar të shesë beben pesë muajsh në Craiglist për 3 mijë dollarë.

Deanna Lynn Greer, 37-vjeçare, dhe John David Cain, 26-vjeçar nga Greene County i Tennesset ishin marrë vesh me një polic të infiltruar për shitjen e bebes.

Policia filloi hetimet kur pa shpalljen e çiftit në internet. Zyrtarët policor fillimisht menduan se ishte mashtrim, por më vonë e zbuluan se çifti e kishte ndërmend ta shiste beben.

Çifti është arrestuar të premten, ndërsa bebja është në përkujdesjen e shtetit.