Nëna e vajza vdesin në dy aksidente të ndryshme brenda 30 minutash

Nëna e vajza vdesin në dy aksidente të ndryshme brenda 30 minutash

28 March 2017 11:51

Një grua nga Alabama e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vajza e saj humbën jetën në dy aksidente të ndryshme brenda 30 minutash mëngjesin e së martës në SHBA.

Oficeri Tom Wilson tha se viktimat janë identifikuar si 39-vjeçarja Julie Yates Patterson dhe vajza 8-vjeçare, Elizabeth Patterson. Aksidentet ndodhën 7 milje larg njëri-tjetrit, tha oficeri.

“Makina e grua u përfshi në një aksident të rëndë pasi u përplas me një tjetër automjet dhe rreth 30 minuta më vonë, vajza e saj u përplas nga një veturë teksa kalonte rrugën,” tha Wilson për Huffington Post, transmeton KJ.

Ai raportoi se të dy aksidentet ndodhën në rrugën “117” në Alabama, pranë shtëpisë së familjes së tyre. Sipas policisë, aksidenti në të cilin u përfshi Julia Patterson la edhe dy të plagosur që u dërguan menjëherë në spital.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme