Dimrit në shpellë, verës mbi… pemë!

Dimrit në shpellë, verës mbi… pemë!

28 March 2017 10:17

Pirot (Serbi), 28 mars – Panta Petroviq, 65 vjeç, në qytetin Pirot, në juglindje të Serbisë, muajt e verës i kalon në një barakë, që e ka ndërtuar mbi një pemë anësh lumit Gradashniçka, ndërsa muajt e dimrit në një shpellë në malin Stare.

Petroviq, i cili në 10 vitet e fundit jeton një jetë të ndërthurur me natyrën, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se asnjëherë jeta nuk i ka buzëqeshur dhe se në çdo periudhë ai është përballur me vështirësi të ndryshme.

Pasi ka shprehur se aktualisht jeton me pension, të cilin e ka përfituar duke punuar jashtë shtetit në kohën kur ishte i ri dhe se aktualisht bën një jetesë të lirë, Petroviq thotë se ai më së shumti ka miqësi me kafshët sesa me njerëzit.

“Lirinë që përjetoj tani nuk mund ta blej me para. Nuk ka fatura të energjisë elektrike dhe të ujit. Nevojat themelore i përballoj me ato që më ofron natyra”, thotë Petroviq.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme