Tokio, 15 shtator – Numri i personave të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80 000.
Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies përditësoi të dhënat e personave mbi moshën 100 vjeç, bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.
Të dhënat tashmë prej 50 vitesh kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë me 88%, përbëjnë pjesën më të madhe, transmeton ATSH raportimin e mediave.
Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.
Artikuj të ngjashëm
-
Japonia regjistron rekord, afërsisht 100 mijë persona mbi 100 vjeç
-
Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por s’lejon një perandoreshë në fron
-
Kosova po plaket, deri më 2060 mosha mesatare parashihet 49 vjeç
-
Merzi mbështet planet për rritjen e moshës së pensionimit në rreth 70 vjeç
-
Paralajmërim për cunami pas një tërmeti të fuqishëm në Japoni