Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

60 mijë tenda bëhen bërllok i një festivali në Angli

Një det të tendave dhe mbeturina të shumta kanë lënë pjesëmarrësit e festivalit treditor “Reading Festival” ndërsa pastrimi i hapësirës ka filluar të martën gjatë ditës.

Kujdestarët e festivalit kanë filluar pastrimin e 60 mijë tendave që janë braktisur në Berkshire. Përveç tendave bërllok është krijuar edhe nga jastëkët e lënë nga pjesëmarrësit e festivalit muzikor.

Adoleshentë të shumtë kanë qenë pjesëmarrës të këtij festivali dhe zakonisht festojnë për përfundimin e semestrave. Ata për tre ditë me radhë kanë kërcyer nën tingujt e muzikës së Kendrick Lamar dhe “Kings of Leon”, transmeton Koha.net.

Vlera e këtyre tendave shkon në 1 milion funte dhe janë dhënë për bamirësi për grupet e pastrehë dhe të refugjatëve.

Në festival kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz dhe bileta ka kushtuar 250 funte.

Image

Image